Telegrafi

Apple shfaq MacBook Pro Retina Display

MacBook Pro i ri është i fuqizuar nga procesori Intel dy-bërthamor Core 15 apo i7 Ivy Bridge. Pajisja do të posedoj 8gb RAM memorie dhe memorie të brendshme prej 128gb dhe çmim prej 1699 dollarë.

Produkti do të dal në shitje që nga sot. Specifikat tjera të MacBook Pro përfshijnë 29 për qind kontrast më të lartë, 75 për qind refleksion të zvogëluar, kënd të vështrimit prej 178 shkallë dhe mundësi të shtimit prej 768gb të memories së brendshme. MacBook Pro Retina Display është gjithashtu i pajisur me kamerë FaceTime HD dhe dy mikrofona. Para lajmërimit të MacBook Pro të ri, Apple lajmëroi iMac, desktopin numër një në SHBA. /Telegrafi/