Site icon Telegrafi

Apple shet mbi 31 milionë iPhone, rreth 15 milionë iPad

Margjina bruto e kompanisë për këtë periudhë ishte 36,9 për qind në krahasim me 42.8 për qind, sa ishte në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet ndërkombëtare të produkteve dhe shërbimeve të saj përbënin 57 për qind të të ardhurave të tremujorit.

Apple gjithashtu ka njoftuar se ka shitur 31.2 milionë iPhone, një rekord ky i arritur për tremujorin e muajit qershor, në krahasim me 26 milionë njësi të iPhone sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Apple gjithashtu tha se ka shitur 14.6 milionë iPad në këtë tremujor, në krahasim me 17 milionë njësi të iPad sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Kompania ka arritur të shesë edhe 3.8 milionë kompjuterë Mac, krahasuar me 4 milionë sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të një viti më parë. / Telegrafi /
 

Exit mobile version