Telegrafi

Apple shet iPhone 4 edhe pa kontratë

Vetëm pas pak kohësh kur ky lajm ishte bërë publik, Apple e kishte vendosur në faqen e saj zyrtare ofertën e saj për të blerë iPhone 4 pa kontratë, mirëpo fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Të dy modelet e iPhone 4, 16 dhe 32Gb janë në dispozicion nga Apple dhe mund të blihen pa kontratë, ndërsa kompania ka bërë publike edhe çmimet për modelin me 16GB kushton 649 dollarë, si dhe për atë me 32GB që kushton 749 dollarë.

Mirëpo, merret vesh që vetëm versionet GSM të iPhone 4 janë vënë në dispozicion për shitje nga Apple, pasi që është vërejtur se iPhone 4 CDMA është në shitje vetëm me kontratë tek Verizon Wireless. / Telegrafi /