Telegrafi

Apple shet 74.5 milionë iPhone dhe arrin 74.6 miliardë dollarë për tre muaj

Të ardhurat e saj prej 74.6 miliardë ishte një rekord i ri për Apple, duke përfaqësuar një rritje prej 30% mbi vitin e kaluar.
Shuma e fitimit prej 18 miliardë dollarëve ishte gjithashtu një rekord i ri për Apple. Më pas, Apple njoftoi se ka shitur edhe 74.5 milionë iPhone, shifër kjo që e mundi rekordin e vitit të kaluar me gati 50%.

Gjëja më e rëndësishme në këtë mes është se Apple ka deklaruar se rritja e kompanisë do të vazhdojë në këtë tremujor. Parashikimet për të ardhura prej 53.5 miliardë dollarë për tremujorin e ardhshëm që përfundon në mars është afër parashikimeve të tregut.

Aksionet e Apple u rritën për 5% pas publikimit të rezultateve. Shitjet e iPhone përfaqësuan 69% të të hyrave të përgjithshme të Apple për tremujorin e fundit, një rekord gjithashtu i ri. (Telegrafi)