Telegrafi

Apple shet 4 milionë iPhone 6 për 24 orë

Siç është raportuar edhe më herët, dhe tani Apple e konfirmoi, një sasi e konsiderueshme e këtyre njësive të shitura nuk do të dërgohen tek përdoruesit para muajit tetor.

Para-porositë e para, të cilat filluan herët në mëngjesin e së premtes në nëntë vende, lehtësisht tejkaluan numrin e shitjeve të iPhone 5; i cili ishte shitur në 2 milionë njësi për 24 orët e para, ndërsa shitjet e këtij modeli paraprak kishin arritur në 5 milionë njësi, duke llogaritur edhe fundjavën.

Një vizitë e përciptë në faqen e internetit të Apple tregon se vonesat e dërgesave deri në muajin tetor janë kryesisht të lidhura me modelin e ri të fabletit të kompanisë, iPhone 6 Plus në Shtetet e Bashkuara, ndërsa për iPhone 6 thuhet se do të arrijë tek blerësit e rinj brenda "7-10 ditë pune" pas lansimit të telefonit në treg. (Telegrafi)