Telegrafi

Apple shet 35 për qind më shumë iPhone

Fitimi neto i Apple ishte rritur ndjeshëm, në 10.7 miliardë dollarë ose 1.85 dollarë për aksion, krahasuar me 7.7 miliardë dollarë ose 1.28 dollarë për aksion sa kishte në tremujorin e parë të vitit.

Rritja e Apple është ushqyer nga shitjet e vazhdueshme dhe të forta të iPhone, telefonit të famshëm që u shit në 47.5 milionë njësi dhe ka gjeneruar të ardhura prej 31.4 miliardë dollarëve për kompaninë.

Njësia e shitjes u rrit me 35 për qind nga një vit më parë, por ishte 22 për qind nga tremujori i dytë fiskal.

iPad është shitur në 10.9 milionë njësi në tremujor, apo 18 për qind me pak nga viti në vit dhe 13 për qind më pak se në tremujorin e kaluar, ndërkohë që shitjet e Mac u rritën për 9 për qind në bazë vjetore dhe 5 për qind kundrejt tremujorit të dytë me 4.8 milionë njësi. (Telegrafi)