Telegrafi

Apple shet 33 milionë iPhone në tre muajt e fundit

Në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, Apple kishte shitur 26.9 milionë iPhone, kështu që ky vit është një rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e mëparshme, dhe këto shifra gjithashtu kanë rritur të ardhurat e tyre të përgjithshme për tremujorin, të cilat tani kanë arritur në 37.5 miliardë dollarë.

Apple gjithashtu ka thënë se ka arritur të shesë 14.1 milionë iPad për këtë tremujor, që paraqet një rritje në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa kompania ka shitur edhe 4.9 milionë kompjuterë Mac, që është shifër e njëjtë sa Apple ka shitur edhe në periudhën e njëjtë të vitit 2012. / Telegrafi /