Telegrafi

Apple shet 3 milionë iPad për 3 ditë

Sipas Apple, kjo shifër është dyfishi i asaj që kompania ka arritur me modelin WiFi të iPad, pas javës së parë të lansimit të tij, edhe pse nuk janë dhënë detaje të sakta se sa njësi të këtij modeli janë shitur.

“Konsumatorët tanë anembanë globit e pëlqejnë iPad-in e ri dhe gjeneratën e katërt të iPad” ka thënë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple.

“Ne kemi thyer rekord të shitjes në fundjavën e parë pas lansimit të tabletit, dhe sot, praktikisht jemi jashtë stokut me iPad Mini. Ne jemi duke punuar shumë që të arrijmë të prodhojmë sasi të reja, për të plotësuar kërkesën e jashtëzakonshme” tha Cook.

Do të jetë interesante të dihet se sa iPad Mini, Apple ka shitur saktësisht, pasi që ky është modeli për të cilin është folur gjatë. / Telegrafi /