Telegrafi

Apple shet 25 milionë njësi të Apple TV

Apple ka njoftuar se deri më tani ajo ka shitur më shumë se 25 milionë pajisje të Apple TV, edhe pse kompania nuk ka lëshuar një model të ri të pajisjes gjatë disa viteve të fundit.

Modeli i fundit i Apple TV, që përbën brezin e tretë të pajisjes u prezantua në mars të vitit 2012, dhe që nga ajo kohë shpeshëherë janë dëgjuar thashethemet që pretendojnë se versioni i ri i saj do të vijë së shpejti, me disa karakteristika të përditësuara.

Shifrat e fundit zyrtare që janë dhënë nga Apple ishin ato që pohonin se kompania ka shitur 20 milionë pajisje televizive, dhe kjo ishte në prill të 2014, kështu që brenda një viti u parashikua që kompania të shesë një tjetër shumë prej 5 milionë njësive të Apple TV.

Apple ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi mbi planet e saj për Apple TV në të ardhmen, por duke pasur parasysh suksesin që ka pasur me këtë produkt, atëherë pritet që informacionet e reja për gjeneratën e re të Apple TV të vijnë së shpejti. (Telegrafi)