Telegrafi

Apple shet 10 milionë njësi të iPhone 6, për tri ditë

Para një viti, gjiganti i teknologjisë kishte raportuar shitje të nëntë milionë njësive të iPhone 5S dhe 5C.

Modelet e reja të iPhone kanë filluar të shiten me para-porosi të premten, pas prezantimit në ngjarjen zyrtare në Kaliforni, më 9 shtator.

Tani, pritjet janë që modelet e reja të iPhone 6 të paraqiten edhe në tregun tonë, dhe më pas do të mund ta vlerësojmë performancën e tyre nga afërsia.

Sot, Telegrafi.com ka raportuar ekskluzivisht për lansimin zyrtar të iPhone 6 në rrjetin e telefonisë mobile IPKO. Megjithatë, ende nuk dihet asgjë për çmimet standarde të iPhone 6 në tregun tonë. (Telegrafi)