Site icon Telegrafi

Apple shet 1 milionë njësitë e para të orës Watch

Rreth 957 mijë njerëz në SHBA tashmë e kanë bërë porosinë e tyre për Apple Watch, raporton Slice Intelligence.

Edhe pse Apple ende nuk i ka publikuar shifrat zyrtare p ër shitjet e Watch, Slice Intelligence i ka vështruar blerjet e përdoruesve, 2 milionë prej të cilëve kanë shprehur interesimin e tyre për orën e mençur të Apple, ndërsa thuhet se ata kanë shpenzuar 503.83 për një orë mesatarisht.

Siç mund të pritej, shumë blerës – rreth 62 për qind prej tyre – kanë zgjedhur modelin më të lirë të orës së Apple, përkatësisht Watch Sport.

Për porosinë e tyre të versionit Sport ata kanë shpenzuar 382,83 dollarë në mesatare, ndërsa ata që kanë zgjedhur modelin tjetër më të shtrenjtë të orës së Apple kanë shpenzuar 707,04 dollarë. (Telegrafi)

 

Exit mobile version