Telegrafi

Apple shet 1 miliard iPhone!

Shitjet e iPhone të Apple së shpejti do të arrijnë njësinë miliardëshe, gjë që e bën Apple kompaninë e parë teknologjike që arrin këtë shifër shitjesh.

Sipas analistëve, Apple do të arrijë 40 milionë iPhone të shitur në çerekun e tretë të këtij viti.Njësia e dytë prej 40 milionëve pritet të arrihet në çerekun e tanishëm, ndërkohë që iPhone-i një miliardësh do të shitet gjatë kësaj jave.

Dy të tretat e profitit të Apple vijnë nga telefonat e famshëm të kompanisë, iPhone. Më herët gjatë këtij viti, kompania ka zbuluar se një miliard prej pajisjeve të saj ishin në përdorim aktiv, duke përfshirë pajisjet si iPad, Mac, TV-të dhe orët e mençura.