Telegrafi

Apple sfidon Google për muzikën

Përmes këtij pakti të firmosur me kompanitë që prodhojnë muzikë EMI dhe Warner Music Group, Apple mund t’i ofrojë klientëve të saj shërbimin muzikor, tashmë në mënyrë ligjore dhe jo pirate sikurse bën Google e Amazon. Në ditët e ardhshme Apple pritet të arrijë një tjetër marrëveshje me Universal Music Group dhe Sony Music Entertainment.

Ende nuk dihet se kur do të hyjë në punë ky shërbim, por kjo do të njoftohet në Konferencën Mbarëbotërore për Zhvillim që mbahet më 6 Qershor. /Telegrafi/