Telegrafi

Apple së shpejti me iOS edhe në vetura

Sistemi operativ i Apple brenda makinës pritet që të ofrojë qasje në shërbimet e famshme të kompanisë, si hartat, asistentin digjital me zë – Siri, media, thirrjet me zë, diktimet dhe shumë më shumë se kaq.

Platforma mobile të cilën Apple për të parën herë e kishte prezantuar në Apple Worldwide Developer Conference verën e kaluar ofron një ndërfaqe të ngjashme me atë të iOS, e cila u mundëson shoferëve të përdorin funksionet kryesore të cilat tashmë ofrohen në iPhone, iPad apo iPod touch.

Integrimin e shërbimeve të saj në vetura, Apple pritet ta prezantojë gjatë javës së ardhshme, ndërsa listës së prodhuesve të veturave pritet ti shtohen edhe emra të tjerë të mëdhenj të industrisë. / Telegrafi /