Telegrafi

Apple së shpejti del me 2.5 milionë iPad Pro

Kjo sasi është deri diku e vogël për Apple, megjithatë, çmimi fillestar i paisjes mund të ketë ndikuar në sasinë e porositur për prodhim.

Për më shumë, mund edhe të mendohet se kompania Apple është duke u treguar e kujdesshme për lansimin e tabletëve në treg, duke mos dashur që të prodhoj më shumë njësi se sa mund të shiten.

Ndërkohë, çmimi i lartë i iPad Pro mund edhe të sinjalizojë se Apple do t’i limitojë modelet e pajisjes më të re të llojit tablet.
Tani më është bërë e ditur se çmimi fillestar do të jetë rreth 799 dollarë.