Site icon Telegrafi

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Gjatë panairit në Barcelonë, Tecno prezantoi telefonin e mençur më të hollë në botë – Spark Slim.

Telefoni konceptual Tecno Spark Slim u shfaq gjatë ngjarjes MWC 2025 në Barcelonë, transmeton Telegrafi.

Tecno e promovon këtë pajisje si telefoni më i hollë në botë dhe trashësia e tij është vetëm 5.75 milimetra.

Duke qenë se bëhet fjalë për një telefon koncept, nuk ka asnjë informacion nëse dhe kur do ta shohim zyrtarisht në treg Tecno Spark Slim dhe nëse do të jetë në këtë formë.

Tecno Spark Slim përdor një ekran 6.78″ 3D të lakuar AMOLED (1224p) me një ritëm rifreskimi 144 Hz.

Shkëlqimi maksimal i ekranit është 4500 nit. Spark Slim ka dy kamera 50MP në anën e pasme, ndërsa ka një kamerë selfie 13MP në pjesën e përparme.

Bateria, me një kapacitet prej 5,200 mAh, ka një trashësi prej vetëm 4.04 mm dhe mbështet karikimin e shpejtë 45 W.

Tecno nuk zbuloi se cili çip e fuqizon telefonin, vetëm duke theksuar se ai ka një CPU me tetë bërthama. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version