Telegrafi

Apple rritet në tregun amerikan

Sipas një raporti të fundit nga comScore, e cila e ka bërë raportin e saj më të ri për tregun mobil në SHBA për periudhën 3 mujore e cila ka përfunduar në mes të muajit maj 2014, iPhone i Apple tashmë ka 41.9 për qind të tregut të telefonave të mençur.

Kjo është një rritje nga 41.3 për qind e cila ishte në tre muajt e mëparshëm, duke lënë pas rivalin Samsung, i cili gjithashtu është rritur nga 27 për qind në 27.8 për qind.

Në vendin e tretë është LG me 6.5 për qind të tregut të telefonave të mençur në SHBA, i cili ka rënë nga 6.8 për qind, sa kishte tre muaj më herët.

LG pasohet nga Sony Ericsson, e cila mban 6.3 për qind të tregut, sa kishte edhe tre muaj më parë, dhe HTC, e cila ka një rënie të lehtë nga 5.4 për qind në 5.1 për qind. /Telegrafi/