Telegrafi

Apple rrit investimet në iCloud

Me siguri se iCloud ende nuk ka përfunduar si projekt, pasi që Apple është e interesuar që të shtojë një numër të ri të funksioneve në këtë shërbim, ndërsa së fundmi është thënë se Apple është duke planifikuar që ta shndërrojë iCloud në diçka që i ngjan shumë Dropbox-it.

Për më shumë, tani thuhet se Apple është duke punësuar zhvillues të ri dhe ekzekutiv të rinj të kompani, për ta zhvilluar shërbimin, me qëllim që i njëjti të ofrojë shumë funksione të reja në këtë platformë, e cila do të posedonte disa aplikacione të reja të bazuara në “re”.

Ajo që tashmë dihet, është se Apple është duke investuar shumë në iCloud për ta bërë atë më interesante se MobileMe, i cili nuk kishte ndonjë përgjigje të duhur në treg. / Telegrafi /