Telegrafi

Apple punëson në Irlandë

Momentalisht Apple ka 2,800 të punësuar në qendrën e vet evropiane në Cork, qytetin e dytë për nga madhësia në Irlandë. Të punësuarit e rinj pritet ti ndihmojnë kompanisë në afarizmin në rritje në mbarë Evropën. Për të mundësuar vendosjen e punëtorëve të rinj, Apple do të ndërtoj edhe një ndërtesë të re me tre kate në afërsi të zyrave ekzistuese.

Edhe pse nuk është specifikuar se në cilat pozita do të punojnë të punësuarit e rinj, Apple, i cili në Cork ka zyrat për rreth 30 vite, atje kryesisht kishte të vendosur përkrahjen për shitjen dhe zinxhirin furnizues për afarizmin e vet në Evropë. /Telegrafi/