Telegrafi

Apple publikon rezultatet financiare, rekordin e shitjeve të iPhone

Të hyrat e Apple për këtë tremujor janë gjithashtu në rritje nëse të njëjtat krahasohen me ato të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, të cilat kishin arritur në 43.6 miliardë dollarë.

Apple i ka dhënë edhe detajet për njësitë e shitura të pajisjeve të saj, ku kompania ka thënë se ka arritur të shesë 43.7 milionë iPhone, 16.3 milionë iPad, dhe 4.1 milionë kompjuterë Mac.

Dhe këto shifra të shitjeve janë më ndryshe sesa parashikimet për shitjen e 38 milionë iPhone, 19.3 milionë iPad, 4 milionë Mac, dhe 3 milionë iPod. Në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, Apple kishte shitur 37.4 milionë iPhone, 19.5 milionë iPad, dhe pak më pak se 4 milionë Mac, dhe 5.6 milionë iPod.

“Ne jemi shumë krenarë për rezultatet tona financiare për këtë tremujor, posaçërisht për shitjet rekorde të iPhone, dhe të hyrat rekorde nga shitjet” ka thënë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple. / Telegrafi /