Site icon Telegrafi

Apple publikon filmin e shkurtër të xhiruar në iPhone XS

Apple ka bërë filma të shkurtër të xhiruar në tërësi në iPhone për të nxjerrë në pah fuqinë e kamerës së telefonit të tyre. Është një mjet marketingu që Apple e ka implementuar shumë mirë. Kompania ka publikuar një film të ri të shkurtër sot. Është një klip tre minutësh që na tregon historinë e një atleti nga Samoa Amerikane, një territor i Shteteve të Bashkuara në jugun e oqeanit paqësor.

Tema e kësaj ngjarje është Eddie Siaumau i cili është një atlet 17 vjeçar nga Samoa Amerikane. Video u kap nga fotografi Steve Counts. U xhirua në një iPhone XS me disa pajisje të cilat përfshijnë DJI Osmo Mobile 2, NiSi Smartphones Filter Kit, Joby GripTight Pro Video Stand GP, dhe FiLMiC Pro.

Ka shumë pamje të një mjedisi të bukur të Samoas Amerikane. Filmi ndjek Siaumau gjatë stërvitjes së tij në palestër dhe në plazh. Video tregon qartë se çfarë aftësi ka kamera në iPhone XS.

Apple thotë se zgjodhi të nxjerrë në pah këtë vend në filmin e shkurtër sepse Samoa Amerikane ka më shumë gjasa të prodhojë atletë që do të vazhdojnë të luajnë në NFL sesa amerikanët nga çdo vend tjetër. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version