Apple po planifikon që gjatë eventit të shtatorit për prezantimin e iPhone 15 të lansojë edhe një palë të AirPods-ave të “përditësuara” me USB-C, sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg.
Me muaj të tërë ka pasur thashetheme lidhur me këtë, por deri më tani nuk ka pasur raportim më të qartë, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se kutia karikuese e këtyre kufjeve të përditësuara do të vijë me portin USB-C, ashtu siç pritet të vijë edhe linja e iPhone 15, në përputhje me rregullat e reja të vendosura nga BE-ja.
Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse edhe kufjet AirPods Pro do të vijnë me këtë përditësim dhe Gurman nuk e ka specifikuar.
Në vitin 2022, analisti i Apple, Ming-Chi Kuo parashikoi që Apple do të prezantojë AirPods-at me kutinë karikuese me port USB-C, dikur gjatë këtij viti. /Telegrafi/