Telegrafi

Apple prezanton Music, rivalin e Spotify

Rivali i “Spotify” do të vijë për iPhone, iPad, iPod Touch dhe Mac më 30 qershor, para se të ofrohet edhe për Apple TV dhe për pajisjet Android gjatë vjeshtës.

Në vend se të ofrojë miliona këngë dhe listë me këngë në Libraritë e iTunesit, “Apple Music” do të ofrojë një radiostacion të quajtur “Beats1”. “Beats1” do të transmetojë muzikë 24 orë në ditë nga tri qytete, Los Angeles, New York dhe Londër.

“Apple Music” ka në plan të dallohet nga rivalët me algoritëm të avancuar të zgjedhjeve të këngëve. Një veçori e quajtur “For You” do të skanojë përmbledhjen e këngëve të përdoruesve dhe do t’ia rekomandojë me ato më të pëlqyerat.

Themeluesit të Spotify nuk i ka pëlqyer shërbimi i Apple, dhe ka thënë se nuk është aspak i ngazëllyer për Apple Music.

Artistët do të mund të shfrytëzojnë këtë shërbim për të biseduar direkt me fansat e tyre dhe të publikojnë projektet ekskluzive përmes shërbimit të quajtur “Connect”.

“Apple Music” do të jetë falas për tre muaj, ndërsa më vonë do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj për një person dhe 14.99 dollarë në muaj për një familje me gjashtë anëtarë. (Telegrafi)