Sipas njoftimit të Apple, në treg do të shfaqen dy modele të MacBook Air, njëri me ekran me diagonale prej 11 inç dhe tjetri me madhësi të ekranit prej 13 inç, ku jetëgjatësia e baterisë së të parit do të shkojë deri në 9 orë, ndërsa ajo e të dytit deri në 12 orë.
Çmimet e modeleve të reja të MacBook Air do të fillojnë prej 999 dollarëve dhe këto modele të laptopëve të rinj të Apple do të fillojnë të shiten që nga dita e sotme, edhe pse kompania ende nuk ka treguar se për cilat tregje saktësisht bëhet fjalë. / Telegrafi /