Telegrafi

Apple prezanton linjën e re të laptopëve Retina MacBook Pro

Modeli më i fuqishëm, MacBook Pro (me 13”) me ekranin Retina kushton 1799 dollarë dhe ofron procesorin dual-core të Intel Core I5 në 2.8GHz, 8GB memorie dhe 512GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. 

Ndërsa dy modelet tjera me ekranet Retina me diagonalen prej 13-inç kanë procesorët i5 në 2.6GHz dhe 8GB memorie, ndërsa dallimin në mes tyre mund ta vëreni në hapësirën për ruajtjen e të dhënave, përkatësisht njëri ofron 128GB dhe 256GB, respektivisht. Çmimi për këto dy modele është i njëjtë si më parë: 1299 dhe 1499 dollarë.

Ndërsa dy modelet tjera me ekranet 15- inç ofrojnë: njëri procesorin me 2.2Ghz, quad-core Intel Core i7, 16GB memorie (nga 8GB) dhe 256GB hapësirë të brendshme, dhe tjetri procesorin me 2.5GHz i7, 16GB memorie, 512GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe grafikën e Nvidia GeForce GT 750 milionë çipin diskret grafik.

Të gjitha modelet e reja të laptopëve Retina tani janë në dispozicion në dyqanet e Apple në internet.

Modelet e reja të laptopëve të Apple do ti përballojnë kërkesat e reja harduerike që kërkon versioni i ri i sistemit operativ OS X 10.10 Yosemite, i cili pritet të lëshohet në vjeshtë. /Telegrafi/