Telegrafi

Apple prezanton iPhone 5C, si përgjigje ndaj Android

Kjo, kryesisht për faktin se platforma Android ofron zgjedhje më të madhe, dhe çmimet e telefonave të mençur Android kanë qenë më të volitshme, dhe me këtë kanë marrë vëmendjen e përdoruesve në tregjet në zhvillim, duke përfshirë edhe Kosovën, ku telefonat Android janë në rritje të vazhdueshme.

Megjithatë, Apple nuk e ka në plan që të konkurrojë me telefonat e mençur që fillojnë prej 100 dollarëve, prandaj kompania më e madhe e teknologjisë sot ka prezantuar modelin e ri të telefonit, iPhone 5C, me qëllim të krijojë kërkesë dhe entuziazëm në mesin e përdoruesve që blejnë telefona të mençur të cilët kushtojnë më lirë sesa modelet më të avancuara, duke përfshirë këtu edhe modelin e ri – iPhone 5S.

Sipas prezantimit zyrtar të bërë nga Apple sot, iPhone 5C me 16GB do të kushtojë vetëm 99 dollarë përmes kontratave me operatorët mobil, ndërsa modeli me më shumë memorie të brendshme, ai me 32GB do të shitet për një kosto prej 199 dollarësh, me kontratë.

Pa kontratë, iPhone 5C me 16GB do të kushtojë 550 dollarë, ndërsa ai me 32GB do të shitet për 650 dollarë.
Ngjashëm sikurse është thënë deri më sot, iPhone 5C do të ofrohet në mbështjellësin e plastikës me ngjyra të ndryshme. / Telegrafi /