Telegrafi

Apple prezanton iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus me ngjyrë të verdhë

Siç është paralajmëruar, kompania amerikane Apple zyrtarisht ka prezantuar ngjyrën e re për iPhone e ri.

Këtë vit bëhet fjalë për ngjyrën e re të verdhë, pasi që vitin e kaluar e kishin prezantuar të gjelbrën, e dy vite më parë atë rozë, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga viti i kaluar, ngjyra e re nuk do të jetë e disponueshme në modelet Pro, por i bashkohet pesë ngjyrave ekzistuese të versionit standard iphone 14 dhe iphone 14 Plus.

Kjo paletë aktualisht përfshin ngjyrën e zezë, të bardhën, të kuqen, kaltrën dhe rozë. Pra ngjyra është gjeja e vetme që e dallon këtë version nga ato të fundit, pasi dallime teknike nuk ka.

Apple gjithashtu prezantoi katër ngjyra e reja për mbështjellësin për katër modelet e iPhone 14, që janë e verdhë, gjelbër, kaltër dhe rozë.

Porositë të një iPhone 14 apo iPhone 14 Plus me ngjyrë të verdhë do të mund të bëhen nga 10 marsi, kurse mbështjellësit tashmë janë në dispozicion. /Telegrafi/