Telegrafi

Apple prezanton edhe iPad Mini 4

iPad Mini 4 vjen me ekranin 7.9 inç Retina me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve, procesorin e Apple A8 dhe Apple’s M8 motion co-processor.

Tableti më i ri i Apple do të vijë në tri ngjyra; të argjendtë, të artë dhe të hirtë, me opsionet e memories prej 16GB, 64GB dhe 128GB.

iPad Mini posedon edhe kamerën e përparme FaceTime HD që mundëson incizimin e videove në 720p bashkë edhe me kamerën e pasme me 8MP.

Çmimi i iPad Mini 4 fillon prej 399 funtash për modelin WiFi dhe 529 dollarë për variantin me WiFi dhe celular që është në dispozicion në Apple.