Site icon Telegrafi

Apple pretendon se syzet nuk janë për metaverse

Gjykuar nga ngjarjet e fundit, Apple nuk planifikon të shkojë hapave të kompanive tjera sa i përket metaverse.

Mark Gurman, gazetar dhe analist i Bloomberg, pretendon që Apple ka hedhur poshtë idenë e metaverse (në këtë rast, bota që po bëhet plotësisht virtuale) kur bëhet fjala për pajisjet e kompanisë, transmeton Telegrafi.

E tërë ideja e metaverse nuk po shqyrtohet, sipas burimeve të gazetarit të Bloomberg. Në vend të kësaj, për fokus ka komunikimin në intervale të shkurtra dhe përmbajtjen e videolojërave.

Më herët spekulohej që pajisja apo ndryshe thënë syzet që do të mund të prezantojë këtë vit, madje edhe specifikat e tyre dhe grupit që do t’i takonin deri më tani janë të panjohura.

Informatat e para sugjeronin se mund të kishin rezolucion prej 8K për një sy, mbi 10 kamera për vëzhgim dhe çmimi i tyre do të sillej në rreth 3 mijë dollarë.

Në anën tjetër, analisti Ming-Chi Kuo, beson se pajisja do të përdor ekrane 4K dhe 6 apo 8 kamera. Qëllimi që strategjinë e VR dhe AR ta drejtoj kah metaverse, Apple nuk planifikon ta shmang, por se ta bëjë realitet në një të ardhme të afërt – nuk e ka ndërmend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version