Telegrafi

Apple pranon ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve të vjetra

Apple konfirmoi atë që një pjesë e madhe e përdoruesve të pajisjeve të saj dyshonin prej kohësh.

Gjiganti amerikan i teknologjisë pranoi se ngadalëson qëllimisht performancën e pajisjeve të saj të vjetra, por mohoi se e bën këtë për të nxitur përdoruesit e saj që të blinin modelet e reja.

Apple thotë se ndërhyn tek disa modele të vjetra të pajisjeve të saj, por vetëm për të ruajtur performancën e baterisë, që bie me kalimin e kohës.

Kjo, sipas Apple, zgjat jetëgjatësinë e pajisjeve të saj për konsumatorët.

Ky justifikim i Apple është testuar nga faqja teknologjike “Geekbench”, që analizoi dy telefona 6S, njërin me bateri më të vjetruar dhe tjetrin me bateri të re, transmeton tch. Gjatë testimit u vu re se telefoni me baterinë e re ishte më i shpejtë, ndërsa në momentin që pajisjes së parë iu vu një bateri e re, performanca e tij u përmirësua ndjeshëm.