Telegrafi

Apple po teston një iPad me 13 inç?

Për më shumë, thuhet se Apple do të provojë një version të ri të telefonit të saj – iPhone, ekrani i të cilit do të sillet prej 4.7 deri në 5.7 inç, mirëpo kjo nuk do të thotë se kompania do t’i lëshojë këto pajisje në treg, pasi që për momentin vetëm është duke i testuar këto opsione. 

Burimet e gazetës thonë se Apple ka kërkuar nga furnitorët e saj prototype të ndryshme të ekraneve më të mëdha se 4 inç, dhe ekrane më të mëdha edhe për tabletin e saj, iPad.

Pritet që Apple të lëshojë versionin e ri të iPhone, modelin iPhone 5S në shtator të këtij viti, i cili pritet të vijë me versionin e ri të sistemit operativ iOS 7. Ekrani i iPhone 5S pritet të jetë i njëjtë me atë të iPhone 5, me diagonale prej 4 inç. / Telegrafi /