Site icon Telegrafi

Apple po sjell modalitetin e duhur të kursimit të baterisë në watchOS 9

Në një përditësim të ri të watchOS 9 për Apple Watch, kompania më në fund po sjell një modalitet të vërtetë të kursimit të energjisë për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë së orës kur është e nevojshme.

Mund të aktivizohet manualisht përmes qendrës së kontrollit ose menusë së cilësimeve. Ai gjithashtu e alarmon përdoruesin kanë mbetur vetëm 10 për qind bateri. Alarmi fiket automatikisht sapo të arrijë 80% bateri gjatë karikimit.

Modaliteti i kursimit të baterisë çaktivizon veçoritë më të kërkuara si AoD, njoftimet e rrahjeve të zemrës, gjurmimin e aritmisë, rrahjet e zemrës dhe matjet e oksigjenit në gjak. Përkujtuesit e stërvitjes janë gjithashtu të çaktivizuar, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Është mjaft interesante, nëse nuk ka iPhone të lidhur me orën afër, ajo do të çaktivizojë Wi-Fi dhe lidhjet celulare. Telefonatat dhe njoftimet janë gjithashtu të çaktivizuara.

Me siguri, nëse keni nevojë për një aplikacion të caktuar që kërkon lidhje të dhënash ose Wi-Fi, sistemi do t’i riaktivizojë ato. Dhe nëse ora qëndron brenda intervalit të lidhjes së telefonit, ajo do të shtyjë njoftimet dhe do t’i shfaq ato çdo një orë.

Natyrisht, performanca e përgjithshme e orës në modalitetin e ri të kursimit të baterisë gjithashtu do të reduktohet, kështu që animacionet dhe navigimi në tërësi nuk do të duken aq të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version