Telegrafi

Apple po përgatit një iPhone XR të lirë për këtë vit

Ata që nuk janë fansa të idesë së shpenzimit të $ 1,000 për një iPhone të ri, ndoshta do të jenë me fat këtë vit, pasi Apple pritet të lansoj një version më të lirë të iPhone-it në vitin 2019.

 

Raportet tregojnë se Apple do të ndjekë modelin e vitit të kaluar dhe do të lansoj tre iPhone të ri këtë vjeshtë: dy modele premium dhe një pasues më pak të shtrenjtë të iPhone XR.

 

iPhone XR është versioni më i volitshëm i telefonit të mençur të Apple që fillon në 750 dollarë, krahasuar me iPhone XS në 1,000 dhe 1,100  dollarë për iPhone XS Max.

 

Ndryshe nga modelet më të shtrenjta, iPhone XR ka një aparat fotografik në vend të dy prej tyre dhe përmban një ekran LCD e jo OLED. /Telegrafi/