Apple është duke u thënë lamtumirë modeleve të vjetra të iPhone dhe duke e ulur çmimin e iPhone 11.
Apple do të zbulojë gjeneratën e fundit të iPhone-ve në vjeshtë.
Për shkak të pandemisë, prezantimi me siguri nuk do të zhvillohet në shtator si zakonisht, por në tetor, transmeton Telegrafi.
Njëkohësisht me lançimin e iPhone 12, kompania do të thotë lamtumirë për disa modele të vjetra dhe të planifikojë një ulje të çmimeve.
Të paktën kështu thotë një shkrim në Twitter nga iAppleTimes.
https://twitter.com/iappletimes/status/1296321262201929728?s=21
Prandaj, nisja e iPhone 12 duhet të paralajmërojë fundin e modeleve iPhone XR dhe iPhone 11 Pro.
Për më tepër, iPhone 11 i rregullt do të ketë një ulje çmimi prej 150 dollarë dhe tash do të kushtojë vetëm 549 dollarë në të ardhmen.
Versioni 64 GB i iPhone 11 aktualisht kushton 799 euro në Evropë. Në të ardhmen, ai mund të shitet me një çmim midis 600 dhe 700 eurove. /Telegrafi/