Telegrafi

Apple planifikon integrim të plotë të iOS me Facebook

Për më shumë, këto burime të informacionit thonë se veglat e zhvilluesve të softuerit të iOS janë të orientuara në integrimin e Facebook, të cilat mundësojnë krijimin e aplikacioneve më të mira për këtë rrjet social.

Në mesin e risive që do të sjell ky integrim janë edhe opsionet e freskuara për Facebook Photos dhe Videos.

Dihet mirë se Apple për një kohë të gjatë ka qenë e interesuar të bashkëpunojë me Facebook nga afër, për të mundësuar integrimin e kësaj të fundit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njëri ndër këta shembuj, që dëshmojnë interesin e Apple për të bashkëpunuar me Facebook është integrimi  me Ping, edhe pse Steve Jobs nuk pati dhënë detaje për bashkëpunimet e reja që këto dy kompani po i planifikojnë.

Mirëpo, të gjithë e dimë që Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg janë shumë kërkues kur bëhet fjalë për produktet e tyre, dhe nuk është çudi pse këta njerëz janë kaq të suksesshëm. / Telegrafi /