Telegrafi

Apple përgatitet për iPhone Mini?

Por, për të gjithë ata që ende mendojnë se modelet e reja të iPhone nga Apple janë shumë të mëdhenj në ekran, kompania thuhet se është duke menduar edhe për versionin minimal të iPhone, të cilin do ta quajë ‘iPhone mini’ dhe të cilin do ta prezantojë në vitin 2015.

Me fjalë të tjera, nëse kjo ndodhë, atëherë i bie që Apple të kthehet në telefonat e saj standard me ekranin me diagonalen prej 4 inç.

Të paktën kështu është thënë nga analisti Timothy Arcuri i Cowen & Company. Sipas Arcuri, Apple do ta prezantojë iPhone 6s vitin e ardhshëm, me dimensionet e iPhone 5s por dizajnin e iPhone 6. (Telegrafi)