Telegrafi

Apple përgatit disa modele të reja të iPhone?

Raporte të panumërta mediale thonë se Apple është duke planifikuar një model të lirë të iPhone, i cili do të vijë bashkë me iPhone 5S. 

Komponentat të cilat do ta bëjnë më të lirë iPhone-in e ri do të jetë mbështjellësi i plastikës, si dhe ekrani i njëjtë Retina, i cili është edhe në iPhone 5.

ndërsa, raporti i ri i RBC Capital Markets shton edhe disa detaje tjera, duke thënë se Apple po planifikon disa modele të ndryshme të iPhone, duke përfshirë edhe modelet më të lira. Dhe sipas BCR, kjo gjë do të ndodhë në tremujorin e tretë të vitit 2013. / Telegrafi /