Telegrafi

Apple përgatit aplikacionet për iPad 3

Sipas raportit të fundit të Next Web, Apple është duke i përgatitur aplikacionet e reja për iPad 3, të cilat do t’i prezanojë bashkë me tabletin e ri, për të cilin gjithashtu thuhet se do të veçohet me karakteristikat e ekranit, si dhe mundësitë e saj grafike.

Zakonisht, Apple zgjedh një numër të caktuar të aplikacioneve nga zhvillues të ndryshëm, dhe tani thuhet se ky proces është shpeshtuar shumë kohën e fundit, për tu bërë gati për lansimin e tabletit.

Bashkë me lansimin e iPad 3, pritet që edhe dallimi që ky tablet do të sjell në treg do të jenë edhe aplikacionet e reja, të cilat do të optimizohen me ekranin me rezolucion të madh. / Telegrafi /