Telegrafi

Apple për tre muaj gjeneron mbi 80 miliardë dollarë të ardhura

Apple shënoi rekord të ardhurash tremujore, por nuk arriti të tejkalojë pritshmëritë e tregut.

Gjiganti amerikan regjistroi rekord të ardhurash prej 83.4 miliardë dollarë në tremujorin e katërt fiskal të vitit 2021, që përfundoi më 25 shtator, ishte 29 për qind më e lartë nga 64.7 miliardë dollarë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrës së saj financiare, përcjell Telegrafi, pritjet e tregut për të ardhurat, megjithatë do të arrinin në 84.9 miliardë dollarë.

Të ardhurat neto u rritën me 62 për qind në 20.6 miliardë dollarë në periudhën korrik-shtator, nga 12.7 miliardë dollarë në bazë vjetore. Këto të ardhura u nxitën kryesisht nga shitjet më të larta të telefonave të mençur dhe shërbimeve.

Shitjet e iPhone u rritën në pothuajse 38.9 miliardë dollarë nga 26.4 miliardë dollarë apo më shumë se 47 për qind. Shërbimet u rritën me 26 për qind në pothuajse 18.3 miliardë dollarë nga 14.5 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/