Telegrafi

Apple patenton iRing-un (Foto)

Pajisje rrethore pritet të ketë dimensione të vogla dhe të vihet në gisht.

Kjo orë e zgjuar do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje, i cili do të komandohet me gisht, transmeton Telegrafi.

Një mikrofon i vogël do të shfrytëzojë zërin e përdoruesit, për të shkruar tekste, derisa një kamerë e vogël, shfrytëzohet për fotografi dhe video.

iRing do të ketë sensor biometrik, të cilat kontrollojnë të rrahurat e zemrës, nivelin e djersës dhe temperaturën e përdoruesit, që më pas mund të shfrytëzohen për çështje shëndetësore. /Telegrafi/