Telegrafi

Apple patentoi hapjen e ekranit

Faqja britanike Register shkruan se me 25 tetor Apple fitoi të drejtën në patentën me shenjën 8,046,721 me të cilën definohet hapja e ekranit në pajisje.

Në sqarimin e dhënë në mes tjerash shkruan:

“Pajisjet me ekranin e ndjeshëm në prekje mund të hapen përmes një veprimi që ekzekutohet mbi ekran. Pajisja është e hapur nëse kontakti me ekranin i përshtatet me veprimin e para-përkufizuar për hapjen e asaj pajisje. Pajisja shfaq një ose më shumë fotografi të cilat shfaqin veprimin e para-përkufizuar i cili duhet kryer për të hapur pajisjen. Kryerja e veprimit të para-përkufizuar nënkupton lëvizjen e shenjës për hapje në lokacionin e paracaktuar ose sipas drejtimit të paracaktuar”.

Të gjitha detajet e patentës të cilën për Apple e miratoi zyra amerikane për patenta, mund të lexoni këtu. /Telegrafi/