Telegrafi

Apple paralajmëroi Mountain Lion

Por përveç një grumbulli të bugëvë dhe punës më të shpejtë, Mountain Lion ka edhe shumë risi. Së pari aty është integrimi më i madh me Apple iCloud, aplikacioni i ri Messages i cili do të zëvendësoj aplikacionin iChat dhe dy aplikacione të marra nga iOS-i – Reminders dhe Notes – ndërsa Geme Center gjithashtu do të zbarkoj nga iOSi në OS X.

Twitter do të integrohet edhe më thellë në SO, e gjithkund do të jenë të pranishme opsionet për ndarjen e përmbajtjeve. Nëse i përmbledhim, del se SO do ti afrohet më shumë Internetit – të gjitha në të do ti kushtohen përmbajtjeve online dhe dokumenteve dhe aplikacioneve online dhe në platformat tjera.

Por duhet thënë se, Mountain Lion nuk do të jetë ajo që prisnin shumë përdorues të këtij sistemi – unifikimi total i sistemit operativ për desktop dhe kompjuterët portativ me atë për telefonat e mençur dhe tabletët, por sidoqoftë është një hap i madh në këtë drejtim. /Telegrafi/