Telegrafi

Apple padit Samsung: Mos na kopjoni

Këto padi mes këtyre dy kompanive, më shumë i ngjajnë atyre filmave kung-fu, ku dy rival sulmojnë njëri tjetrin brenda një objekti, dhe më pas ata dalin jashtë dhe vazhdojnë luftën e tyre.

Padia e Apple ndaj Samsung është pothuajse e ngjashme me versionin e saj origjinal që ishte bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa lënda e kësaj padie është akuza që Apple i bën Samsung për kopjim të modelit të saj të telefonit, iPhone 3G.

Në ndërkohë, pritet që kjo padi të zgjerohet dhe të përfshijë edhe më shumë pajisje të kompanisë Apple, si në rastet e mëparshme. / Telegrafi /