Telegrafi

Apple padit Amazonin

Dyqani i aplikacioneve të Apple, App Store, i cili pronarëve të iPhone, iPad dhe iPod, u mundëson të shfletojnë dhe marrin aplikacionet, ekziston që nga viti 2008, ndërsa përdoruesit deri më tani kanë marrë më shumë se 10 miliardë aplikacione.

Për këtë arsye, nga Apple mendojnë se emri i ngjashëm i Amazon, AppStore, do t’i hutojë klientët.

Pas tri tentativave për të kontaktuar drejtuesit e Amazon, udhëheqësit e Apple kanë vendosur që të fillojnë një ‘luftë’ të vërtetë, duke ngritur një padi kundër Amazon. /Telegrafi/