Po që se e keni realizuar ndonjë fotografi të mirë me iPhone, keni mundësi të bëheni pjesë e garës globale që ka organizuar Apple.
Kur të përzgjidhen dhjetë fotografitë fituese, do të shfaqen nëpër bilborde dhe reklamat e ndryshme në lokalet dhe llogaritë e Apple në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Mos pritni kompensim apo shpërblim me para, sepse çmimi monetar nuk e paguan vlerën e fotografisë” kanë bërë të ditur organizatorët, nëse fituesit do të shpërblehen me të holla.
Për të marrë pjesë në garë, duhet ndjekur llogaritë e Apple në Instagram apo Twitter.
Bashkë me postimin e fotografisë që është publik, duhet të tregohet edhe modeli i iPhone me të cilin është realizuar, ndërsa t’i shtohet edhe thurja #shotoniPhone.
Imazhet e pranuara, do të vlerësohet nga një juri speciale, që përfshinë njohës të fotografisë dhe zhvillues të sistemeve të teknologjisë për fotografim.
Imazhet e padenja dhe që përfshijnë lakuriqësi do të largohen, teksa fituesit bëhen të ditur më 26 tetor 2019.
Për të treguar se çfarë lloj fotografie po kërkohet, Apple e ka postuar vetëm një shembull që mund ta shihni më poshtë, ndërsa pret maksimumin e kreativitetit. /Telegrafi/