Telegrafi

Apple nxjerr iOS 4.3.1

Sipas të dhënave zyrtare, iOS 4.3.1 përmirëson lëshimet e përkohshme të grafikës të vërejtura në iPod Touch të gjeneratës së katërt dhe vështirësitë në lidhje te disa rrjete të telefonave celularë.

Përditësimi zgjidh problemet e titrimit të fotografisë gjatë lidhjes së telefonit celular përmes adaptorëve digjitalë AV të Apple në televizor, dhe vështirësitë në vërtetësinë e disa faqeve të internetit.

Sikurse iOS 4.3, edhe ky përditësim funksionon vetëm në iPhone 3GS dhe 4, iPad dhe iPod Touch të gjeneratës së tretë dhe të katërt. /Telegrafi/