Telegrafi

Apple, numër një në botë

Nëse Apple vazhdon me këtë ritëm të zhvillimit dhe shitjes së produkteve të saj, sipas të gjitha gjasave ajo do të jetë kompania më e madhe në botë, duke e kaluar kështu edhe gjigantin e naftës, kompaninë Exxon, e cila momentalisht e mban titullin e kompanisë më të vlefshme në botë.

Pritet që shitja e mirë e produkteve gjatë vitit të ardhshëm, do ta rrisë vlerën e aksioneve të kompanisë Apple për 32 për qind, ndërsa vlera e saj do të arrijë në 316 miliardë dollarë. Thënë ndryshe, “Apple bëhet numër një në botë”.

Gjiganti teknologjik amerikan, vetëm në tre muajt ë fundit të vitit 2010 ka arritur të shesë katër milionë kompjuterë Mac, 14 milionë telefona të mençur iPhone, më shumë se 9 milionë iPod, si dhe mbi 4 milionë iPad. / Telegrafi /