Telegrafi

Apple nuk shkel patentat e S3 Graphics

Ky vendim vjen pas vendimit të përzier nga muaji korrik, kur gjykatësi i IDC-së pati konstatuar se Apple shkel dy patenta të S3 Graphics, derisa nuk i shkel dy patenta të tjerë në fjalë. Vendimi përfundimtar në lidhje me kontestin pritej të shpallej javën që shkoi, por IDC kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit për këtë javë.

Në deklaratën e vet përfundimtare përfaqësuesit e ITC-së thonë se pasi që kanë shqyrtuar të gjitha dëshmitë, kanë ardhur në përfundimin se nuk ka kurrfarë shkeljeve të asnjërit nga patentat në fjalë në produktet e Apple.

HTC është pronar i S3 Graphics, e përfaqësuesit e tij kanë publikuar se janë të dëshpëruar me këtë vendim, por do ta respektojnë dhe do të shqyrtojnë të gjitha opsione, duke përfshirë edhe mundësinë e ankesës.

Përfaqësuesit e Apple nuk kanë komentuar vendimin. /Telegrafi/