Telegrafi

Apple nuk e ndal Samsung Galaxy SIII

Kjo, pasi që gjykata ka deklaruar se nuk do ta mbajë seancën e kërkuara nga Apple, para se Samsung të lëshojë në shitje modelin e saj të ri të telefonit, ose më saktë, para datës 21 janar kur shitja e Galaxy SIII fillon. 

Gjykatësja Lucy Koh, e cila është marrë me rastin e Apple kundër Samsung, ka thënë se ajo nuk do ta mbajë seancën në kohën e kërkuara sepse kjo gjë do t’ia bënte orarin e ngjeshur. 

Megjithatë, edhe nëse Apple do të dorëzojë edhe një padi të re kundër rivalit Samsung, kjo nuk do të thotë se kjo e fundit do të ndalet me shitjen e Galaxy SIII në tregun amerikan. / Telegrafi /