Me afrimin e shpejtë të ditës së Tokës, Apple ka njoftuar planet e tyre për ngjarjen, ka lëshuar raportin për ambientin në 2019 dhe ka njoftuar një zgjerim të programeve globale të riciklimit.
Dita e Tokës mbahet çdo vit më 22 prill dhe filloi në vitin 1970; qëllimi është të promovojë mbrojtjen e mjedisit.
Për të festuar Ditën e Tokës, firma ka thënë se do të zhvilloj sesione me temën mjedisore ‘Today at Apple’ në të gjitha dyqanet Apple.
Për ata që shfletojnë App Store në atë ditë, do të shihni tregime origjinale dhe koleksione aplikacionesh dhe lojëra që “e nderojnë Tokën dhe [ndihmojnë njerëzit] ta konsiderojnë rolin e tyre në ekosistemin natyror”.
Pronarët e Apple Watch do të mund të ushtrojnë për 30 minuta ose më shumë, në mënyrë që të fitojnë stickers “Dita e Tokës” në aplikacionin e Mesazheve.
Prapa skenave, Apple po zgjeron programet e tyre të riciklimit duke katërfishuar numrin e vendeve që klientët amerikan mund të dërgojnë iPhone e tyre të vjetër, për t’u çaktivizuar nga makina e riciklimit, Daisy.
Për ata në SHBA, Best Buy do të lejojë iPhone të kthehen për riciklim, ndërsa konsumatorët holandezë mund t’i kthejnë pajisjet e tyre në KPN.
Përveç kësaj, Apple Store dhe Apple.com do të pranojnë iPhone si pjesë e programit Apple Trade In. Përpjekjet e Apple me Daisy kanë bërë që 48,000 tonë mbeturina elektrike të largohen nga deponitë. /Telegrafi/